Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zimmer për Morricone-n: Kurdo që i dëgjoni krijimet e tij tani, ju do ta dëgjoni frymën e tij

NULL NULL
06.07.2020 19:31

Kompozitori filmik, Hans Zimmer, ia ka dhënë lamtumirën kolegut të tij, Ennio Morricone-s, i cili vdiq sot në moshën 91 vjeç.

Që të dy bartin një trashëgimi të pasur kompozimesh filmike, ndërkaq tani Zimmer e ka ritheksur ndikimin dhe mbresën që italiani e kishte lënë në të.

“Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre,” shkruan Zimmer në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë:

Ennio.

Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre.

Ennio më mësoi që melodia më e thjeshtë, më e pastër dhe më e sinqertë është më e vështira për t’u shkruar. Kjo nuk është e thënë që të jetë e lehtë, e që është një mision i thellë në të cilin jemi dhe se duhet ta marrim seriozisht dhe me përulësi kur shkruajmë muzikë. Dhe që puna jonë është që të jemi shokët e ngushtë të regjisorit dhe që ta frymëzojmë atë.

Një dirigjent i mirë merr frymë me orkestrën si të jenë një. Kurdo që i dëgjoni krijimet e tij tani, ju do ta dëgjoni frymën e tij…mund të mos e shihni atë…por do ta dëgjoni përgjithmonë.

Çao, mjeshtër!

Ennio.The first note I ever heard of his grabbed hold of me and wouldn’t let me go. I never decided to become a film…

Publiée par Hans Zimmer sur Lundi 6 juillet 2020

lajme të ngjashme