Zidane flet për rikthim ose jo te Real Madridi NULL NULL 12.03.2026 10:52 12.03.2026 10:52 Legjenda franceze, Zinedine Zidane ishte i pranishëm në Santiago Bernabeu, ku ndoqi përballjen, Real Madrid – Manchester City. Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori Federico Valverde, i cili realizoi tre gola. Pas ndeshjes, Zidane u pyet nga gazetarët për një rikthim të mundshëm në stolin e madrilenëve. Francezi reagoi me të qeshura dhe nuk dha një përgjigje të qartë, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij./Klankosova.tv