Zhvillimet në veri, Begaj: E përsëris thirrjen time vëllazërore për autoritetet kosovare për më shumë durim e maturi NULL NULL 30.05.2023 00:02 30.05.2023 00:02 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se e dënon ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në veri. Ai, me anë të një deklarate për media, ka thënë se asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. “Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike”. “Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinimi të ngushtë me partnerët tanë”, ka thënë Begaj.