Zhegrova pjesë e një plani shkëmbimi, propozohet te skuadra angleze NULL NULL 01.02.2026 21:26 01.02.2026 21:26 “The Athletic” ka raportuar një zhvillim interesant nga merkato e janarit që lidhet me Juventusin. Bardhezinjtë kanë qenë aktivë në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv dhe mes emrave të monitoruar ka qenë edhe sulmuesi i Evertonit, Beto. Sipas raportimit, klubi nga Torino ka tentuar të bindë Evertonin duke përfshirë në marrëveshje Edon Zhegrovën, si pjesë shkëmbimi për transferimin e sulmuesit portugez. Beto konsiderohet një profil që njeh mirë Serie A, pasi më herët ka luajtur me Udinesen, çka e bënte një alternativë të përshtatshme për Juventusin. Megjithatë, Everton nuk ka qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje. Klubi anglez ka vlerësuar se Zhegrova nuk përbën një zëvendësim të drejtpërdrejtë për Beton, duke refuzuar kështu ofertën e Juventusit. Arsyeja kryesore lidhet me vështirësinë për të gjetur një pasues të denjë për sulmuesin portugez në një kohë shumë të shkurtër, pasi merkato e dimrit pritet të mbyllet zyrtarisht në orët e ardhshme.