Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhegrova e feston me “shqiponjë” golin e Lilles ndaj Juves

NULL NULL
05.11.2024 21:56
zhegrova lille
Edon Zhegrova feston me “shqiponjë” golin e ekipit të tij Lille kundër Juventusit në Stade Pierre Mauroy në Villeneuve-d'Ascq, Francë, 5 nëntor 2024. Foto: AP

Edon Zhegrova po e vazhdon formën e tij të mrekullueshme me ekipin e tij, Lille.

Pasi ishte vendimtar në dy ndeshjet e kaluara në Ligën e Kampionëve kundër dy skuadrave madrilene, Realit dhe Atleticos, edhe kundër “Zonjës së Vjetër” po dëshmohet i tillë.

Ylli i kombëtares së Kosovës bëri një super-asist për Jonathan David, i cili e konkretizoi “dhuratën” e Zhegrovës në gol.

E kosovari këtë gol të skuadrës së tij e festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Pamjet janë shpërndarë nga agjencia e lajmeve “Associated Press”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme