Krijimi i institucioneve: Kurti pret bashkëpunim nga partitë e tjera (VIDEO) NULL NULL 16.06.2026 20:19 16.06.2026 20:19 Rruga që doli ta rregullojë i lidh dy komuna. Kësi lidhjeje, veçse njëkahëshe, por vetëm për çështjen e presidentit, po do kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me krejt partitë opozitare. Presidencën pranoi se vetë nuk mund ta bëjë me zot shtëpie, pasi i duhen 80 deputetë në sallë. Teksa i solli në mbamendje ofertat e kaluara, tha se shpreson që kësaj here nuk do të refuzohet, ndërkaq, të tjerat la të kuptohet se i kryen vetë. Me rezultatin aktual, Lëvizja Vetëvendosje i ka 52 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, e Lidhja Demokratike 19. Me këto shifra, partia e parë ende nuk e ka të sigurt nëse do të arrijë që qeverinë ta votojë vetëm më ndihmën e disa deputetëve të minoriteteve, por jo të partive shqiptare. Ndiqni kronikën në vazhdim: