Lushtaku i reagon Dejona Mihalit: A të ka sjellë në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus? NULL NULL 16.06.2026 21:03 16.06.2026 21:03 Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar sërish ndaj zyrtares së lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Kjo e fundit, në shkrimet e saj në rrjete sociale vazhdimisht e ka sulmuar e përmendur Lushtakun. Për këtë, Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj saj, duke ia përmendur familjarët dhe prejardhjen e saj. “Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia. Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju. Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje? Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. Ai ka ngritur edhe pyetje të tjera ndaj saj për rolin dhe misionin që sipas tij, ajo ka në Kosovë. “Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë? Për kë punon ti? A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”, ka shkruar tutje Lushtaku. /Klankosova.tv