Protesta në Prishtinë: “Duam transparencë për shtetësinë” (VIDEO) NULL NULL 16.06.2026 20:29 16.06.2026 20:29 Atë që synuan ta bëjnë nuk u lanë ta çojnë deri në fund, sepse antarëve të Lëvizjes “Revolta” policët ua ndaluan të vendosin grafite tek Ministria e Punëve të Brendshme, të martën. Kjo pas vendosjes së pankartave në rrethojat e ministrisë, të cilën këta e akuzojnë për mostransparencë lidhur me Ligjin e ri për Shtetësinë. Pakënaqësitë thonë se i kanë të shumta, por specifikisht po duan largimin e pikave që i ‘kosovarizon’ serbët që jetuan në Kosovë deri në janarin e 98-tës. Njërin nga pesë aktivistët, në fund e morën policia, për ta identifikuar dhe pas përfundimit të procedurave, i njëjti është liruar. Për më tepër ndiqni kronikën në vazhdim: