Zhduket një vajzë në Vushtrri, nuk shkoi në shtëpi pas përfundimit të shkollës NULL NULL 24.03.2024 09:29 24.03.2024 09:29 Foto ilustruese. Një vajzë e mitur është zhdukur në rrugën e “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se e mitura nuk është kthyer në shtëpi pasi e ka përfunduar mësimin në shkollë dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti në fjalë është duke u hetuar. /Klankosova.tv