Zhduket një serb, zhytësit e “Trepçës” e kërkojnë në kanalin e Ibrit (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 22.04.2023 20:10 nga Arbreshë Uka 22.04.2023 20:10 Tre zhytës të Klubit “Trepça” janë ftuar në mesditë nga policia e Kosovës për të kërkuar një qytetar serb P.R nga Zupçi i Zubin Potokut, i cili dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit . Banorët e kësaj zone thonë se 63-vjeçari të premten rreth orës 18:00 në mbrëmje ka dalë për të blerë cigare dhe më nuk është kthyer në shtëpi, teksa bëjnë me dije se ka jetuar i vetëm. Derisa kreu i Klubit të Zhytjes, Liridon Ahmeti tregon se sipas informacioneve që ka, dyshohet se i moshuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Përgjatë këtij katër mujori Klubit i zhytjes “Trepça” ka intervenuar tri herë te komuniteti serb në veri. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS