Thibaut Courtois zbulon planet e së ardhmes NULL NULL 22.06.2026 11:23 22.06.2026 11:23 Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka konfirmuar planet e tij për të ardhmen në një intervistë ekskluzive për “Onda Cero”. Ai ka shprehur qartë dëshirën për të qëndruar edhe 4 apo 5 vite të tjera te klubi mbretëror në mënyrë që ta përfundojë karrierën në “Bernabeu”. Gjatë deklaratës së tij, Courtois zbuloi gjithashtu se kishte rinovuar kontratën vitin e kaluar në fshehtësi të plotë, pa u marrë vesh nga askush. Përveç planeve me klubin ku numëron tashmë 333 ndeshje zyrtare, gardiani belg la të kuptohet se Botërori aktual mund të jetë i fundit me Kombëtaren e Belgjikës./Klankosova.tv