Zhduket një person në Gjilan, vëllai gjen veturën, disa rroba dhe telefonin e tij NULL NULL 28.11.2025 09:34 28.11.2025 09:34 Është zhdukur një person në fshatin Livoç të Gjilanit, i cili sipas njoftimit të vëllait, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Vëllai ka gjetur veturën, disa rroga dhe telefonin e tij, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ankuesi kishte gjetur veturën e viktimës së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.