Zhduket një grua nga Gjilani NULL NULL 21.07.2023 11:26 21.07.2023 11:26 Të enjten një person ka raportuar në Polici se një grua ka dalë nga shtëpia më datë 14.07.2023 dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, raporton Klan Kosova. “Gjilan 14.07.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar me 20.07.2023 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.