Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i vdekur dhe dy të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Shqipëri

NULL NULL
22.07.2026 17:55
Foto nga Top Channel
Foto nga Top Channel

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të kryeqytetit shqiptar.

Sipas policisë, rreth orës 16:20, në rrethrrotullimin e TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.

Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit apo personi që ndodhet aktualisht në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksidenti i rëndë në Shqipëri, raportohet për një të vdekur dhe një të lënduar

lajme të ngjashme