Zjarr në kufirin mes Fierit dhe Mallakastrës, zjarrfikësit në terren NULL NULL 22.07.2026 18:32 22.07.2026 18:32 Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Selishtës, në kufirin mes Fierit dhe Mallakastrës. Për përballimin e situatës janë angazhuar dy repartet zjarrfikëse të Fierit dhe Mallakastrës, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv. Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për shkaqet e zjarrit, sipërfaqen e përfshirë apo nëse rrezikohen banesa ose objekte të tjera. Priten informacione të mëtejshme nga autoritetet për ecurinë e operacionit.