Aksidenti i rëndë në Shqipëri, raportohet për një të vdekur dhe një të lënduar NULL NULL 22.07.2026 17:39 22.07.2026 17:39 Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, përkatësisht pranë qendrës tregtare TEG, te rrethrrotullimi në Sauk. Një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë, me ç’rast shoferi ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar gjatë rrugës për në spital, raporton A2 CNN. Kurse, si pasojë e këtij aksidenti edhe një person tjetër raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se e lënduar ka mbetur drejtuesja e një mjeti që është goditur nga betonierja. /Klankosova.tv Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë (PAMJE)