Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhduken thesare të çmuara nga Muzeu Britanik, pushohet nga puna punonjësi

NULL NULL
16.08.2023 22:04
muzeu britanik

Muzeu Britanik në Londër ka shkarkuar një anëtar të stafit dhe policia po heton pasi thesaret u raportuan “të zhdukura, të vjedhura ose të dëmtuara”.

Artikujt duke përfshirë ar, bizhuteri dhe gurë të çmuar e gjysmë të çmuar, ishin ndër ato që mungonin nga muzeu, një nga atraksionet më të mëdha turistike të Mbretërisë së Bashkuar.

Shumica e sendeve u mbajtën në një depo, tha muzeu.

Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, tha se muzeu “do të bëjë përpjekje në rikuperimin e objekteve”.

“Ky është një incident shumë i pazakontë. E di që flas për të gjithë kolegët kur them se ne e marrim jashtëzakonisht seriozisht ruajtjen e të gjitha sendeve që kemi në kujdesin tonë”, shtoi ai.

Policia kundër Krimit Ekonomik po e heton rastin, por nuk ka të arrestuar.

Muzeu tërheq më shumë se gjashtë milionë njerëz që e vizitojnë atë çdo vit.

Koleksioni i tij përfshin gjashtë kontinente dhe dy milionë vjet histori, duke përfshirë skulpturat e Partenonit, të njohura gjithashtu si Mermeret Elgin – fati i të cilave është objekt i shumë diskutimeve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme