ZGJONA në ATK NULL NULL 13.07.2015 15:33 13.07.2015 15:33 Administrata Tatimore e Kosovës e ka funksionalizuar Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative –ZGJONA, e cili është përgjegjës për shqyrtimin e shkeljeve tatimore, përkatësisht të gjobave dhe ndëshkimeve konform legjislacionit tatimor në fuqi. Siç bën të ditur ATK-ja , qëllimi i këtij projekti është trajtimi i barabartë i gjithë tatimpaguesve përmes një trajtimi objektiv, rritjen e besimit ndaj këtij institucioni si dhe zvogëlimin e rrezikut ndaj dukurive negative gjatë punës, dhe rritjes së transparencës në zbatimin e ligjeve tatimore. Ky institucion i ka inkurajuar të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë obligimet e tyre, në mënyrë që të shmangin ndërmarrjen e veprimeve të tilla nga ATK, për të cilat thotë se është e detyruar me ligj t’i ndërmerr pas shterjes së të gjitha mundësive tjera për inkasimin e borxhit, transmeton Klan Kosova.