Zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, Taravari paraqet pjesën e dytë të kabinetit të tij NULL NULL 28.03.2024 13:30 28.03.2024 13:30 Arben Taravari, kandidat për president në Maqedoni të Veriut; Foto: Arben Taravari; Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Arben Taravari, sot ka paraqitur pjesën e dytë të kabinetit presidencial. Sipas Taravarit, përbërja e kabinetit të tij do të ndërtohet mbi parimet e gjithëpërfshirjes dhe meritokracisë, ndërsa pas 8 majit, Presidenca do të jetë institucion i hapur. “Me mua President pas fitores sonë të 8 majit, Presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetar. Presidenca do të jetë edhe përfaqësues e realitetit të shoqërisë sonë multi-nacionale, multi-etnike dhe multi-kulturore. Qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike, nga më të mirët ndër ta, kontributi i të cilëve do të shtrihet deri te të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha Taravari. Taravari theksoi se kabineti i tij do të përbëhet nga njerëz të dëshmuar. “Më lejoni t’i prezantoj anëtarët e kabinetit tim që janë sot para jush: Ambasador Halim Hyda do të jetë këshilltar diplomatik i Presidencës. Jasmin Kalac do të jetë këshilltar ligjor i Presidencës “, tha Taravari. Për këshilltar për Siguri dhe Mbrojtje, Taravari e përmendi Urim Vejselin, ndërsa për zëdhënës ka caktuar Arianit Rekën. /Klankosova.tv