Zgjedhjet Parlamentare: Rezultatet në ditën e 34-të, vonesat nën hetim (VIDEO) NULL NULL 15.03.2025 20:31 15.03.2025 20:31 As fushata bashkë me zgjedhjet, sa numërimi e rinumërimet nuk zgjati. Pritjes prej më tepër se 1 muaji fundi iu pa këtë të shtunë, kur edhe zyrtarisht Komisioni Qendror Zgjedhor, njoftoi për renditjen zyrtare të partive që garuan në votimet 9 shkurtit. Numrin më të madh të deputetëve pritet ta ketë Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Rezultatin më të lartë nga subjektet jo-shqiptare e mori Lista Serbe me 4.26%. Për këtë e emrat e 120 kandidatëve që fituan vota për mandat të ligjvënësit, askush nuk pati gjë kundër. Gjithë kjo vonesë deri në rezultatet përfundimtare u arsyetua nga kryetari i KQZ-së. Këto telashe që nisën qysh pak orë pas mbylljes së kutive të votimit tashmë janë në llupën e organeve të rendit. Menjëherë pas problemeve që janë shfaqur, KQZ ka ftuar institucionet kompetente për të sqaruar situatën dhe tashmë kjo është pjesë e hetimit që ato janë duke e zhvilluar. Këta presin cilat do jenë gjetjet nga këto hetime, anise thonë që krejt problemet që deklarojnë ti kenë pasur nuk ndikuan në atë kush sa fitoi. Partitë e kandidatët që kanë për çka të ankohen për rezultatin, do t’i kenë në dispozicion për ankesë 48 orë.