Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët presin punë dhe përmirësim (VIDEO) NULL NULL 08.05.2024 10:36 08.05.2024 10:36 Disa qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i kanë ndarë pritshmëritë e tyre në lidhje me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që po mbahen sot në këtë shtet. “Vetëm me punu për popullin, kurrgjë tjetër”, tha një banor i fshatit Forinë për Klan Kosovën i pyetur se çfarë kërkesa ka nga të zgjedhurit eventualë. “Ma lehtë ka qenë gjithmonë për mu se e kom ditë çka me votu”, ka shtuar ai. Ndërkaq një qytetar tjetër tha se shpresat nuk humbin asnjëherë, dhe se pret të fitojë më i miri. Qytetari i tretë i intervistuar nga Klani ka thënë që pret të ketë përmirësime në çështjet e infrastrukturës, dhe që të ndalet ikja e të rinjve nga vendi.