Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet lokale në Serbi, ministri Hasani kërkon pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve

NULL NULL
01.06.2024 16:30
igli hasani
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, janar 2024. Foto: Igli Hasani / FB

Të dielën në Serbi mbahen zgjedhjet lokale për këshillat komunalë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista vetëm në Preshevë dhe katër në Bujanoc.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë thirrje që shqiptarët që jetojnë në Serbi, të dalin në numër sa më të madh në këto zgjedhje.

“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë”.

“Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë”, shkroi ministri Hasani në Facebook, teksa u uroi suksese pjesëmarrësve.

Të dielën, më 2 qershor, më shumë se 4,2 milionë qytetarë të Serbisë do të zgjedhin këshilltarë në zgjedhjet lokale në 88 qytete dhe komuna. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme