Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhja e Rashiq antikushtetuese: A rrezikohet sërish konstituimi i Kuvendit? (VIDEO)

NULL NULL
29.01.2026 08:58

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, gjatë legjislaturës së nëntë, ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Analisti Engelbert Zefaj dhe deputeti i PSD-së, Bardh Ahmeti, diskutuan për këtë çështje në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Bardh Ahmeti tha se shumë ekspertë ligjorë dhe deputetë ishin të bindur se zgjedhja e Rashiq ishte antikushtetuese.

“Shumica e njerëzve që kemi dëgjuar atëherë, kompetentë për njohës të Kushtetutës ose Rregullores së Kuvendit, kanë qenë të bindur se kjo ishte shkelje e Kushtetutës. Përkundër kësaj, ne e kemi pasur si parti opozitare, siç ka qenë LDK-ja, që ia ka mundësuar LVV-së që Nenad Rashiq të bëhej nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me votat e tyre. Përkundër faktit që shumica e deklaratave kanë qenë se kjo ishte antikushtetuese, ka pasur edhe deputetë që e kanë deklaruar këtë, por LDK-ja ka vendosur të marrë këtë vendim”, tha ai.

Ndërsa Engelbert Zefaj theksoi se vendimi për zgjedhjet nuk është i qartë dhe se ka një tension të dukshëm politik rreth datës së mundshme të zgjedhjeve.

“Ndasht le ta pranojnë, ndasht  jo, por me 4 mars po nuk patëm president ne shkojmë në  zgjedhje. Pyetja është, a i konvenojnë zgjedhjet Kurtit, apo si i konvenojnë ? Këtu është nyja, dhe unë besoj se nuk i konvenojnë zgjedhjet”, tha Zefaj./Klankosova.tv

lajme të ngjashme