Zgjedhja e nënkryetarit të pestë, Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese NULL NULL 28.08.2025 13:03 28.08.2025 13:03 Igor Simiq nga Lista Serbe është deklaruar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai tha se shorti për nënkryetarin është jokushtetuese, njofton Klankosova.tv. “Po shkelet Kushtetuta, ata janë të vetëdijshëm se çka po bëjnë”, tha Simiq. “Nënkryetari duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë, dhe në këtë rast ai është Slavko Simiq”. Simiq mes tjerash theksoi se Lista Serbe do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese rreth kësaj çështjeje.