Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

75 vota pro, Parlamenti Shqipërisë miraton kredinë prej 302 milionë dollarë nga ShBA

NULL NULL
27.07.2026 11:43

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së kredisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Marrëveshja parasheh një hua prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, raporton mediat e Shqipërisë, transmeton Kankosova.tv.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe forcimin e partneritetit strategjik me ShBA-në.

Sipas tij, financimi do të shpërndahet gradualisht për nevoja konkrete të ushtrisë, ndërsa huaja do të shlyhet brenda një periudhe deri në 12 vjet.

Ndërkaq, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për mënyrën e procedimit të saj dhe kërkoi që ajo të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare.

Marrëveshja pritet të vijojë shqyrtimin në komisione, përpara votimit përfundimtar në Kuvend.

lajme të ngjashme