Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherr me thika në Durrës, plagosen tre të rinj

NULL NULL
27.07.2026 11:26

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës pranë plazhit në Durrës, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë.

Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit janë lënduar shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Dy prej tyre kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Durrësit, ndërsa i treti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake rezulton se në konflikt janë përfshirë shtetasit L.Ç., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar, të dyshuar si autorë të plagosjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

lajme të ngjashme