Zgjdhjet e qershorit: Pas refuzimit të ankesave nga PZAP, tash afati për Supreme (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 20:31 01.07.2026 20:31 Ankesat e ushtruara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. morën një përgjigje të njëjtë. Refuzim u dha për krejt lëndët. Poshtë u hodh sërish pretendimi i kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për parregullsi. për çka kërkonte rinumërim të votave për kandidatët e këtij subjekti, raporton Klan Kosova. Asnjë nga dy shkeljet e supozuara për punën e votave të komuniteteve që u ngritën nga Emilija Rexhepi prej radhëve të subjektit boshnjak, NDS, nuk u pranua. Njësoj siç ra edhe ankesa e Listës Serbe, që e ka parë problematike fitimin e votave nga Nenad Rashiq, në zona të banuara me shqiptarë. Pas këtyre, 48 orë ju mbeten këtyre palëve për t’u ankuar në Gjykatën Supreme, e tek pas shterjes së krejt afateve i vjen rendi certifikimit. Deri më 6 korrik ishte plani i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i zyrtarizuar rezultatet. Për më shumë, ndiqeni kronikën e Klan Kosovës: