Zëvendësministri i Drejtësisë: Në vend të ndjekjes së kriminelëve, vet prokurorët janë të involvuar NULL NULL 22.10.2021 19:44 22.10.2021 19:44 Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas dyshimeve të fundit për skandal në rrjetin prokurorial. “Në vend të ndjekjes së kriminelëve, ditëve të fundit, por jo vetëm, po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale”, ka shkruar Sallahu në një postim në Facebook. “Është nevojë urgjente që kjo situatë të ndryshojë”, ka shtuar zëvendësministri, transmeton Klankosova.tv. “Përveç mekanizmit të vetingut, janë shumë të rëndësishme edhe ndryshimet ligjore që eliminojnë piramidat kriminale. Siç kemi thënë shteti i së drejtës nuk ka alternativë, prandaj edhe shumë shpejt pritet që këto ndryshime t’i procedohen Kuvendit të Kosovës”. Sot u raportua se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 15 orë më parë