“Nëna ime 73-vjeçare ia di përmendësh këngët”, impakti i Yll Limanit te shqiptarët (VIDEO) NULL NULL 26.07.2026 10:06 26.07.2026 10:06 Gazetari shqiptar, Elton Tozaj, ka komentuar koncertet e këngëtarit Yll Limani. Në emisionin “Wekeend” në Klan Kosova, ai tha se qytetarët e adhurojnë Yllin, transmeton Klankosova.tv. “Ka akoma njerëz që duan të ketë edhe një koncert tjetër, se realisht, po të ndodhte edhe një koncert tjetër në Tiranë, do të ishte po aq plotë, dhe të siguroj që ata që kanë qenë natën e parë apo të dytë, do të ishin edhe në natën e tretë, sepse atmosfera që Yll Limani krijon, këngët e tij, nuk ka ditë që kalon që ne nuk dëgjojmë këngë të tij”, u shpreh ai në Klan Kosova. Pos tjerash, ai tha se edhe nëna e tij 73-vjeçare ia di përmendësh këngët Yll Limanit. “Unë jam shembull i gjallë, mamaja ime 73-vjeçare di këngët e Yll Limanit përmendësh”, tha ai.