Zëvendëskryeministrja e Ukrainës bën thirrje të evakuohen rajonet lindore sa ka ende kohë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës bën thirrje të evakuohen rajonet lindore sa ka ende kohë

NULL NULL
06.04.2022 16:02

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka paralajmëruar njerëzit në pjesë të mëdha të Ukrainës lindore që të evakuohen derisa është ende e mundur.

Vereshchuk tha se udhëheqësit ushtarakë në rajonet e Kharkivit, Donetskut dhe Luhanskut po u kërkonin banorëve vendas të largohen dhe se ata po bënin gjithçka që mundeshin për ta bërë këtë “në mënyrë të organizuar”.

Nëse njerëzit nuk largohen, tha ajo, së shpejti do ta gjenin veten nën zjarr dhe nën kërcënimin e vdekjes, përcjell Klankosova.tv

“Nuk mund të bëjnë asgjë kundër kësaj dhe ne nuk do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata”, shtoi ajo.

Rusia ka thënë se po përqendron operacionet e saj ushtarake në Donbas, që përfshin rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, është afër kufirit rus dhe është shënjestruar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës.