Zërina Shatri, MVP e xhiros së 12-të NULL NULL nga Endrit Zogaj 16.01.2023 13:04 nga Endrit Zogaj 16.01.2023 13:04 Në fundjavë është zhvilluar xhiro e 12-të e Superligës së Femrave. Ndeshja më interesante e kësaj xhiro u zhvillua në kryeqytet mes Prishtinës dhe Trepçës, ku triumfuan vajzat e bardhë e kaltër me rezultat 67:58. Më e mira e kësaj xhiro dhe ndeshjes ishte qendra Zërina Shatri, e cila kontribuoi me 19 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime. Ajo u tregua e saktë 9/14 për dy pikë dhe 1/1 nga gjuajtja e lira. Në këtë përballje u dallua edhe Sarah Mgbeike me 16 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime. Lideri Bashkimi arriti fitore të lehtë ndaj United Basketball me rezultat 32:66, për të vazhduar serinë pozitive, ku më e mira ishte Dasiva Evnas, e cila realizoi 16 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime. Fitore arriti edhe Penza në udhëtim te Vëllaznimi me rezultat 50:88, ku më të mirat e kësaj ndeshje ishin Saranda Daci me 20 pikë, 17 kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Jeta Zeka me 18 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. Top 5 Zërina Shatri (Prishtina) 19 pikë, 13 kërcime, 4 asistime Saranda Daci (Penza) 20 pikë, 17 kërcime, 6 asistime Jeta Zeka (Penza) 18 pikë, 9 kërcime, 5 asistime Sarah Mgbeike (Prishtina) 16 pikë, 14 kërcime, 4 asistime Dasiva Evans (Bashkimi) 16 pikë, 7 kërcime, 3 asistime