Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zëri i Shehrijes” në MAT këtë të mërkurë: Një histori dhimbjeje, guximi dhe qëndrese

NULL NULL
23.06.2026 15:08

Një histori dhimbjeje, guximi dhe drejtësie të munguar vjen në dokumentarin “Zëri i Shehrijes” në MAT, që transmetohet të mërkurën nga ora 22:10 në Klan Kosova.

Në këtë rrëfim, zbulohet jeta e Shehrije Balajt, një grua që mbarti mbi vete plagët e luftës dhe të pasluftës, duke mos e gëzuar kurrë plotësisht drejtësinë për të cilën luftoi me guxim.

Nga Bllagaja e Pejës, ku lufta ia ndryshoi përgjithmonë jetën, deri te dëshmia e saj në një gjykatë në Beograd, Shehrija u bë një zë i rrallë i së vërtetës, duke u përballur me dhimbjen që nuk e la kurrë të qetë.

Pavarësisht guximit dhe dëshmisë së saj, jeta e Shehrijes u përball me sëmundje të rënda, vështirësi ekonomike dhe një sistem që nuk arriti t’ia njohë me kohë statusin që kërkonte. Në vitin 2018, ajo u nda nga jeta pa e fituar statusin e të mbijetuarës së dhunës seksuale dhe pa e marrë pensionin e lidhur me të.

Sot, historia e saj mbetet një kujtesë e dhimbshme për drejtësinë e vonuar dhe për nevojën që zëri i çdo të mbijetuare të dëgjohet me kohë, jo kur është vonë.

lajme të ngjashme