Zeqiri: Rusia po fiton terren, doktrina e luftës së shterimit po e rraskapit ushtrinë ukrainase (VIDEO) NULL NULL 19.08.2025 14:48 19.08.2025 14:48 Analisti Adrian Zeqiri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, deklaroi se Rusia që në fillim të luftës kishte llogaritur një fitore të shpejtë, por pasi kjo nuk ndodhi, e adoptoi doktrinën e ashtuquajtur “luftë e shterimit të resurseve”. Ai theksoi se kjo strategji i ka shërbyer Rusisë edhe në të kaluarën, kundër Napoleonit dhe Hitlerit, pasi vendi ka resurse të pashtershme natyrore, industriale dhe një popullatë katërfish më të madhe sesa Ukraina, transmeton Klankosova.tv. “Nëse e shohim situatën në terren, ky vit e favorizon Rusinë. Ukraina po hyn në një fazë ku nuk është më çështje armatimi, por mungesë e njerëzve. Rreziku është që Ushtria Ukrainase të shterohet dhe të mos mund ta përballojë më luftën”, tha Zeqiri.