Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeqiri: Është interes shtetëror që gjyqtarët serbë të kthehen në institucionet e Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
25.07.2026 18:17

Opinionisti Adrian Zeqiri ka thënë se është interes i Kosovës që komuniteti serb të ketë kyçje në institucionet e Kosovës pasi në këtë mënyrë forcohet kredibiliteti i shtetësisë së Kosovës.

“Përfshirja e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës është para së gjithash interes shtetëror i Republikës së Kosovës, sepse me anë të përfshirjes së tyre tregohet që Republika e Kosovës është duke i përmbushur standardet demokratike për përfaqësim të të gjitha komuniteteve pakicë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Zeqiri tha se mbetet interes shtetëror i vendit që gjykatësit e këtij komuniteti të mbeten aty, pasi këto janë edhe obligime kushtetuese të Kosovës.

“Unë nuk besoj që situata ka ndryshuar. Është prapë interesi i shtetëror i Kosovës që gjykatësit e komunitetit serb dhe të të gjitha komuniteteve të tjera të mbesin aty”.

“Ne e dimë se si Kosova është e kushtëzuar për përmbushje të standardeve dhe të obligimeve kushtetuese, sepse tek e fundit këto janë obligime kushtetuese të vetë Kosovës, të cilat i ka marrë vetë në Kushtetutën e saj”.

lajme të ngjashme