Zenelaj, MVP i javës së 26-të NULL NULL nga Endrit Zogaj 21.03.2023 16:22 nga Endrit Zogaj 21.03.2023 16:22 Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 26-të e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Ponte Prizreni korri fitore të rëndësishme, duke e mposhtur Rahovecin në garë për një vend në “Play-off”. Te prizrenasit më i miri ishte Urim Zenelaj me dyshifror të dyfishtë prej 20 pikëve e 12 kërcimeve, një asistim, një top të vjedhur dhe katër bllokada. Zenelaj kishte indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiroje, duke u shpallur MVP. Paraqitje të mirë bëri edhe Meriton Ismaili me 20 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime. Derbin e kësaj jave e fitoi Peja, e cila fitoi ndaj Trepçës në “Minatori”. Te verdhezinjtë u dalluan Brad Waldow me 11 pikë, 20 kërcime dhe dy asistime, si dhe Arti Hajdari me 17 pikë, një kërcim dhe një asistim. Golden Eagle Ylli regjistroi fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim, ku te therandasit më i miri ishte Chris Harris me 12 pikë dhe 19 kërcime. Top 5 Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 20 pikë, 12 kërcime, 1 asistime Brad Waldow (Peja) 11 pikë, 20 kërcime, 2 asistime Arti Hajdari (Peja) 17 pikë, 1 kërcim, 1 asistim Meriton Ismaili (Ponte Prizreni) 20 pikë, 6 kërcime, 2 asistime Chris Harris (Golden Eagle Ylli) 12 pikë, 19 kërcime