Zemra e thyer rrezik për shëndetin NULL NULL 07.05.2018 22:30 07.05.2018 22:30 Rreziku i një të veje për vdekje rritet për rreth 40% gjatë gjashtë muajve të parë pasi ka humbur më të dashurin, ka treguar një studim i realizuar nga Universitetit Rice në Texas. Ky studim me përmasa të vogla ka dhënë informacione në lidhje me atë se si ndikon mërzia në shëndetin tonë. Humbja e bashkëshortit është një situatë stresuese dhe dihet se stresi mund të ketë efekte negative tek shëndeti i partnerit të gjallë. Tani ekspertët kanë sugjeruar se kjo lidhje në mes të shëndetit të ligë dhe mërzisë nga humbja e një personi të dashur, nuk është thjeshte koincidence mirëpo kane edhe një shpjegim biologjik.