Mulliqi: Dialogu strategjik me SHBA-në nuk është ndërpartiak, është me popullin (VIDEO) NULL NULL 23.07.2026 07:29 23.07.2026 07:29 Në “Edicioni Special” në Klan Kosova, përfaqësuesi i shoqatës, Gjino Mulliqi, deklaroi se dialogu mes ShBA-së dhe Kosovës nuk duhet të shihet si çështje partiake, por si interes shtetëror dhe i qytetarëve të Kosovës. “Pse të mos fillojë dialogu strategjik me Kosovën? Fundi i fundit, kapitulli strategjik nuk është ndërpartiak, është me popullin, me Kosovën, nuk është me një parti”, deklaroi Mulliqi. Ai theksoi se politikanët e Kosovës duhet të lëvizin më shumë në drejtim të bashkëpunimit me SHBA-në dhe të marrin parasysh kërkesat e saj. Sipas Mulliqit, është e padrejtë që Kosovës t’i mohohet një dialog strategjik apo hapja e një kapitulli të ri të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. “Nuk kemi ndonjë problem që SHBA-ja ka relacion me Serbinë, por problemi është që ka të padrejta ndaj Kosovës, që është një ndër popujt më të dashur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj që edhe politikanët tanë duhet të lëvizin më shumë nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe kërkesave të saj, por edhe SHBA-ja, Departamenti i Shtetit dhe Kongresi duhet të jenë më të drejtë ndaj Kosovës”, u shpreh ai.