Drenasi organizon për herë të parë kampionat të lojërave virtuale (VIDEO) NULL NULL 23.07.2026 08:06 23.07.2026 08:06 Drenasi për herë të parë do të bëhet nikoqir i një kampionati të lojërave virtuale, me synim që aktivitetet e tilla të mos zhvillohen vetëm në qytetet e mëdha. Organizatori i turneut, Avi Gashi, ka thënë se ideja ka lindur për të sjellë një ngjarje të re për komunitetin e lojërave elektronike edhe jashtë qendrave kryesore. “Jemi duke e organizuar për herë të parë një kampionat të lojërave virtuale në Drenas. Fillimisht dëshira jonë ka qenë të dalim pak prej mendësisë që gjithçka organizohet vetëm në qytete të mëdha”, ka deklaruar Gashi. Ai ka bërë të ditur se ka pasur interesim nga qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Prizrenin, Mitrovicën dhe Prishtinën, ndërsa pjesëmarrje më të madhe pritet të ketë nga Drenasi. Turneu do të zhvillohet fizikisht më 25 dhe 26 korrik, ndërsa interesimi, sipas organizatorëve, është rritur edhe për shkak të çmimit kryesor. Fituesi do të ketë mundësi të marrë pjesë në kampionatin Europe Gamer në Norvegji. Ky është edicioni i parë i këtij aktiviteti, ndërsa organizatorët kanë vendosur që gara të zhvillohet në lojën Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO).