Lideri i opozitës tuniziane humb ndjenjat në burg nga temperaturat e larta NULL NULL 23.07.2026 08:46 23.07.2026 08:46 Lideri i burgosur i opozitës në Tunizi, Rached Ghannouchi, ka humbur përkohësisht ndjenjat për shkak të temperaturave ekstreme në burgun Mornaguia, ku termometri thuhet se ka arritur në 52 gradë Celsius. Ngjarja u bë e ditur nga Haifa Chebbi, vajza e politikanit të burgosur Ahmed Nejib Chebbi, e cila tha se ishte dëshmitare e incidentit gjatë një vizite në burg. Sipas saj, të burgosurit mbahen në qeli të vogla dhe kalojnë vetëm dy orë në ditë jashtë tyre, ndërsa vala e të nxehtit ka rënduar edhe më shumë kushtet e vuajtjes së dënimit. Ghannouchi, 85 vjeç, ish-kryetar i Parlamentit dhe udhëheqës i lëvizjes Ennahda, ndodhet në burg që nga viti 2023. Më herët këtë vit ai ishte dërguar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore./Klankosova.tv