Zelensky: Zëri i Evropës do të dëgjohet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë NULL NULL 07.08.2025 21:07 07.08.2025 21:07 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se zëri i Evropës do të dëgjohet në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian do të luajë rol të madh në rindërtimin e Ukrainës, siç ka thënë ai, pas luftës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. “BE-ja do të luajë gjithashtu një rol të madh në rindërtimin e vendit tonë pas luftës, dhe ky do të jetë një nga projektet më të mëdha ekonomike për të gjithë Evropën në dekada. Pra, zëri i Evropës do të dëgjohet në diplomaci”, ka thënë tutje presidenti ukrainas.