Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky: Ukraina po e shtyn ngadalë Rusinë, por mungesa e armëve paraqet vështirësi

NULL NULL
04.10.2023 23:19
A Ukrainian soldier of the 65th Mechanized Brigade walks on a road near the frontline village of Robotyne, in the Zaporizhzhia region, on October 1, 2023, amid the Russian invasion of Ukraine. (Photo by Roman PILIPEY / AFP) (Photo by ROMAN PILIPEY/AFP via Getty Images)

Ukraina po e shtyn “ngadalë por me siguri” Rusinë nga toka e saj, por mungesa e armëve dhe municioneve paraqet vështirësi, tha presidenti i Ukrainës.

“Vështirësia është se fushat janë të minuara. Vështirësia është se ka mungesë të armëve dhe municioneve, veçanërisht një mungesë e madhe e mbrojtjes ajrore,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky të mërkurën në një intervistë për kanalin italian Sky TG24.

Ai tha se ka një “deficit në mbrojtjen ajrore” i cili është i rëndësishëm për kundërsulmin, por edhe për të mbrojtur popullsinë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Dimri i afërt mund të përbëjë një sfidë tjetër për ukrainasit, duke përfshirë “të gjithë qytetarët tanë, të gjithë civilët tanë, njerëzit e zakonshëm që punojnë dhe ushtarët tanë,” tha ai.

“Ne duhet ta kalojmë këtë dimër me dinjitet, pa humbur iniciativën që kemi në fushën e betejës,” tha ai, duke shtuar se “frikësimet” nga Rusia ka të ngjarë të intensifikohen gjatë muajve të ftohtë.

Duke folur për angazhimin në negociata të mundshme me Moskën, Zelensky tha: “Presidenti rus nuk është i aftë të negociojë asgjë me askënd”.

lajme të ngjashme