Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky: Putini po i rren të gjithë – nevojitet presion aktiv, jo veç bisedime

NULL NULL
15.03.2025 16:58
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se paqja duhet të fillojë pa kushte dhe nëse Rusia nuk e do këtë, atëherë duhet t’i bëhet presion i fortë derisa ta bëjnë këtë.

Gjatë Samitit virtual për Ukrainën, Zelensky përsëriti qëndrimin e tij se heshtja e Rusisë për armëpushim 30-ditor tregon se Putini do ta vazhdojë ta zvarritë luftën.

“Një armëpushim tashmë mund të kishte ndodhur, por Rusia po bën gjithçka për ta parandaluar atë. Kjo është lufta e Rusisë – më shumë se tre vjet luftime dhe shkatërrime në shkallë të plotë. Për ta ndaluar këtë, nevojitet presion aktiv, jo vetëm bisedime”, tha Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky më tej tha se bota duhet ta kuptojë se Rusia është e vetmja pengesë e paqes, teksa shtoi se “Putini po i gënjen të gjithë” për situatën në Kursk dhe marrëveshjen e armëpushimit.

lajme të ngjashme