Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish NULL NULL 19.02.2025 20:39 19.02.2025 20:39 Arkiv: Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se të gjithë partnerët e Ukrainës duhet “të kuptojnë qartë” se garancitë e sigurisë për Kievin janë një prioritet për sigurimin e paqes me Rusinë. Ai u shpreh gjithashtu se nuk do të lejojnë që Putini t’i mashtrojë përsëri të gjitthë, raporton Sky News. Duke postuar në X, presidenti i Ukrainës tha se kishte bisedime “të mira dhe thelbësore” me shefin e NATO-s, Mark Rutte. “Mesazhet kryesore përputhen me qëllimin tonë për të arritur paqen e garantuar, jo vetëm një armëpushim të përkohshëm,” tha ai. “Duhet të ketë besim se pas disa muajsh apo vitesh, Putini nuk do të kthehet me luftën e tij”, ka shkruar Zelensky.