Zekaj eliminohet nga European Open NULL NULL 13.02.2022 14:40 13.02.2022 14:40 Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është eliminuar nga European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës. Ai në fazën e parë të repesazhit u mund nga britaniku, Rhys Thompson, me ç’rast humbi mundësinë për medalje. Xhudisti nga Kosova paraprakisht ishte mposhtur çerekfinale me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli, njofton Klankosova.tv. Kështu, Shpati Zekaj e mbyll garimin me një fitore, atë ndaj gjermanit Daniel Herbst në raundin e dytë. Në të parin, xhudisti kosovar kaloi pa luftë.