Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëdhënësi i Qeverisë: Me shumë gjasë nesër do të ketë takim Kurti-Vuçiq në Bruksel

NULL NULL
19.11.2022 13:08

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Klankosova.tv. ka bërë të ditur se nesër mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut për Klankosova.tv.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano bëri të ditur se kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për një takim në Bruksel, siç u shpreh ai “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Kjo ftesë iu bë për të diskutuar në lidhje me targat dhe vendimin për gjobitjen e atyre që nuk i kthejnë targat në RKS, vendim ky i cili do të hyjë në fuqi me 21 nëntor.

Mediat në Serbi thanë se Vuçiqi e ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit, në ditën kur nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM.

Stano: Kemi ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel për takim para 21 nëntorit (VIDEO)

lajme të ngjashme