Zëdhënësi i KE-së: Bashkimi Evropian, ka qenë i qartë si kristali me Serbinë për marrëdhëniet me Rusinë NULL NULL 02.05.2025 19:54 02.05.2025 19:54 Foto ilustruese: Flamuj të Bashkimit Evropian Markus Lammert, zëdhënësi i Komisionit Evropian, ka thënë se kanë qenë të qartë me Serbinë për marrëdhëniet që i ka me Rusinë. Në një konferencë për media, ai foli kështu kur u pyet për takimin që pritet të ketë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 9 maj në Ditën e Fitores që shënohet në Rusi, me homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Bashkimi Evropian, ka qenë i qartë si kristali me partnerët tanë, përfshirë Serbinë, përfshirë vendet kandidate siç është Serbia. Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë sikur një biznes i zakonshëm me regjimin e Putinit dhe në hijet e luftës së agresionit të pa-provokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Për momentin ne nuk mund të spekulojmë për pasojat e mundshme”, ka thënë Lammert. /Klankosova.tv