Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulon se fitoi mbi 8 milionë dollarë në lotari një muaj pas blerjes së biletës

NULL NULL
29.02.2024 09:04
David Schultze, fitues i lotarisë
David Schultze, fitues i lotarisë

Një burrë nga Oregoni i ShBA-së e mësoi mësimin e tij rreth kontrollimit të biletave të lotarisë pasi zbuloi se kishte fituar 8.4 milionë dollarë një muaj me vonesë.

David Schultze, 68-vjeçar, u tha zyrtarëve të lotarisë se ai nuk luan lotari shumë shpesh, por do të blejë bileta kur ta sheh që xhekpoti është i lartë.

Schultze bleu biletën më 24 janar, por ai harroi ta kontrollonte rezultatin për një muaj të tërë.

Lojtari tha se ishte i tronditur kur zbuloi se bileta e tij ishte fituese prej 8.4 milionë dollarësh.

Shultze theksoi se ai nuk ka ndonjë plan për blerje të mëdha dhe se shumica e parave të çmimit ndoshta do të përfundojë e investuar.

lajme të ngjashme