Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulon Adele, e pranon se është gati të bëhet nënë sërish

NULL NULL
29.08.2023 11:16

Ylli i njohur i muzikës, Adele, ka pranuar së fundi se është gati për t’u bërë nënë sërish.

Këtë e zbuloi gjatë paraqitjes së saj në Weekends with Adele gjatë një diskutimi me fansat, transmeton klankosova.tv.

Ajo pohoi madje se një gjë e tillë mund të ndodhë ‘’së shpejti’’.

Për këtë ajo e emocionuar konfirmoi që tashmë ka gati edhe një listë emrash.

“Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti”, citohet të ketë thënë ajo.

Duke ndarë metodën e saj për gjetjen e emrave të mundshëm të foshnjave, Adele shtoi: “Unë në fakt kam shkruar lista. Kështu që sa herë shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefon.’

 

lajme të ngjashme