Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Shonka Dukureh

NULL NULL
30.08.2022 10:01

Shonka Dukureh ndërroi jetë muajin e kaluar dhe tani shkaku i vdekjes së saj është zbuluar.

Aktorja e Elvis vdiq në moshën 44-vjeçare në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee. Ajo u gjet e pajetë në dhomën e gjumit të banesës që ndante me dy fëmijët e saj të vegjël.

Është kryer një autopsi dhe rezultatet tashmë janë publikuar. Raporti thotë se Shonka u “zbulua e pa asnjë reagim në shtrat nga djali i saj i mitur … i cili vrapoi te fqinjët për ndihmë, të cilët më pas thirrën ndihmën e shpejtë”.

Sipas Us Weekly, mënyra e vdekjes së Shonkës u cilësua si “natyrale” dhe shkaku i vdekjes së saj është “sëmundja kardiovaskulare hipertensive dhe aterosklerotike”.

 

lajme të ngjashme