Gabriel Jesus në radarët e “The Toffees” NULL NULL 26.06.2026 09:41 26.06.2026 09:41 Arsenali po përgatit ndryshime në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm, ndërsa një nga emrat që mund të largohet është Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian nuk ka pasur shumë hapësira gjatë sezonit të fundit, duke luajtur rreth 900 minuta dhe duke shënuar 6 gola në 27 ndeshje. Klubi londinez tashmë e ka vendosur në treg për një shumë rreth 23–28 milionë euro. Sipas raportimeve në mediat britanike, Evertoni është klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe mund të përmbushë kërkesat e Arsenalit, por pengesë mbetet paga e lartë e lojtarit. E ardhmja e Gabriel Jesús pritet të vendoset gjatë kësaj vere, ndërsa largimi i tij do t’i hapte rrugë përforcimeve të reja në sulmin e “Topçinjve”./Klankosova